Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,410. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 2,059 raste aktive, e pasuar nga Peja me 798 raste.
Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 695 të tilla, ndërsa Mitrovica radhitet e katërta me 612. Pasojnë, Ferizaj 589, Prizreni, 570, Fushë Kosova 491, Lipjani 469, Gjakova 425 e Podujeva 399, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.241 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.184 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.603 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,352 persona. /arbresh.info/
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...
Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës pë...