Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka publikuar fotografi nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, ku mijëra banorë të këtij qyteti po kërkojnë ndihmë mjekësore, pasi po dyshohet se janë helmuar nga uji.
Në një postim në “Facebook”, ajo ka shkruar se fluksi i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë është në rritje.
Poashtu, deputetja e AAK-së, ka thënë se QKMF-ja dhe qytetarët kanë nevojë për infuzione dhe barna.
“Fluksi i qytetarëve që po kerkojne ndihmē nē Deçan prap ështē nē rritje.
Senzibilizim e mobilizim i punëtorëve shëndetësor për tu admiruar. Ministri Vitia sot erdhe sa pēr sy e faqe nē Deçan po me duar nē gjepa. QKMF-ja dhe qytetarēt kanē nevojē për ndihmē konkrete me infuzione e barna. Si gjeth qytetarët e Deçanit human të cilit po i dalin nē ndihmē me barna e infuzione institucionit shëndetēsor.
ju lumtë personelit shēndetësor dhe qytetarēve pēr kētē mobilizim!”, ka shkruar ajo.

Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së
Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...