Mbetjet e thertoreve hedhen në rrugë, ankohen banorët (Foto)

19:41 | 12 Janar 2017
M. A.

Rruga nga Prizreni për në Dragash, saktësisht në dalje të fshatit Zhur po kundërmon nga era e keqe.

Kjo pasi që kompania që bën grumbullimin e mbeturinave në komunën e Prizrenit, “Ekoregjioni” ka hedhur mbetjet e thertoreve të qytetit.

Kjo gjendje është debatuar si shqetësim i madh, pasi që është rruga kryesore që e lidh komunën e Dragashit me Prizrenin.

Sidomos gjatë verës ky është problem i madh i ndotjes së ajrit, pasi që kompania në fjalë këtë pikë po e shfrytëzon për grumbullimin e mbeturinave, edhe pse nuk është as një kilometër larg nga vendbanimi.

15995885-1279093202137266-255016841-n 15996061-1279093198803933-2105951036-n 15970663-1279093205470599-1069527503-n

Shpërndaje në rrjete sociale