Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me projektin Rritja e konkurrueshmirsë dhe promovimi i eksportit (ICEP) i financuar nga BE, organizon në Prishtinë sesion informues për gratë sipërmarrëse.
Në këtë sesion informues ministrja për Tregti dhe Industri, znj. Hykmete Bajrami do t’u drejtohet pjesëmarrëseve në fjalimin e saj.
Programi për zhvillimin e ndërmarrjeve (CDP), synon të fuqizojë aftësitë konkurruese dhe kapacitetet eksportuese të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Kosovës.
Qëllimi i këtij sesioni është qe të informohen gratë sipërmarrëse lidhur me mbështetjen që iu ofrohet ndërmarrjeve në kuadër të Programit të KIESA-s për zhvillimin e ndërmarrjeve.
Pjesëmarrës janë ndërmarrjet private prodhuese në pronësi të grave sipërmarrëse apo menaxhuar nga to, të cilat veprojnë në katër sektorë industrial: përpunimi i metalit, përpunimi i drurit, përpunimi i plastikës dhe gomës dhe prodhimi i tekstilit, veshjeve dhe lëkurës.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...