Mbahet Kuvendi Zgjedhor i AKR-së në Lipjan, i pranishëm edhe Behgjet Pacolli

16:06 | 30 Tetor 2016
M. A.

Aleanca Kosova e Re është duke mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në Lipjan.

Të pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor është Presidenti i AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, koordinatorë e monitorues të AKR-së si dhe shumë qytetarë nga Komuna e Lipjanit, transmeton Arbresh.info

I pari i AKR-së në një fjalim rasti u shpreh i bindur se AKR kësaj radhe do të fitojë shumë Komuna të Kosovës.

“Ne kësaj radhe ecim shumë sigurtë dhe jam shumë i bindur se kësaj radhe AKR do të fitoj shumë Komuna. Jam shume i bindur sot se Sabit Pacolli do ta merr besimin e juaj dhe nëse e merr besimin e juaj ky njeri do të punojë shumë për të mirën e Lipjanit”, u shpreh Pacolli.

Ai po ashtu e falënderoi të parin e Mitrovicës për prezencën e tij dhe tha se ai duhet të jetë një shembull për kryetarët e rinj.

“Falënderoj koordinatoret dhe monitoruesit prej qendrës që kanë qenë këtu se bashku me ju dhe në fund e falënderoi mikun tim kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri i cili nuk ka lënë eveniment pa ardh këtu në Lipjan”, tha mes tjerash Pacolli.

Ai kërkoi nga të qytetaret e Lipjanit që ta kthejnë Lipjanin në duart e njerëzve që e donë  punën./Arbresh.info

akr-lipjan2 akr-lipjan bp

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale