Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se nesër do të mbajnë provën e dytë për protestë në shesh të Prishtinës.
Kësaj here pritet të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. Sipas partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, kjo po bëhet “pas interesimit e kërkesave të shumta të qytetarëve”.
Më së largu, deri të premten, pritet që Gjykata Kushtetuese të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin.
Nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, po planifikojnë që nesër të bëjnë edhe një provë për protestë në shesh të Prishtinës, të cilën po e quajnë performancë.
Mirëpo, kësaj here në të do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. Kurti ka mohuar sot se lehtësimi i kufizimit të masave ka të bëjë me përgatitjen e terrenit për protesta duke thënë se protesta është e drejtë e qytetarëve.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info Arlind Manxhuka, zëdhënës për media nga kjo parti.
“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe kemi pasur kërkesa e interesim të shumtë të qytetarëve për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend. Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha. Pra, kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, kanë thënë nga LVV’ja.
Kjo provë për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa, në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ‘Skenderbeu’, ‘Ibrahim Rugova’ dhe ‘Adem Jashari’.
E befasishme: Alketa Vejsiu në rolin e opinionistes në Big B...
Biletat për ‘Eurovision 2026’ shitet në kohë rek...
Estonia u ndalon hyrjen rusëve që luftuan në Ukrainë
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit...
Mbi 2 mijë viktima në protesta/ Von der Leyen: BE do të vend...
Komuna e Prishtinës siguron banesa me qira për familjet e pr...