Ka nisur protesta e thirrur nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, një marshim i cili nis nga Pallati i Drejtësisë.
Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” për 8 Mars ka vendosur që të protestojë para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Protestuesit janë vendosur para Gjykatës dhe po vazhdojnë protestën me thirrjet “Marshojmë s’Festojmë”, “Poshtë Patriarkati”, “Edhe sa gra të vrara e të dhunuara” si dhe “Drejtësia po i vret gratë”.
Para Gjykatës doli një e mbijetuar e dhunës në familje, e cila tregoi për rastin e saj, se si gjykata e ka anashkaluar rastin e saj dhe nuk e ka dënuar ish-burrin e saj.
Protesta e tyre do të vazhdojë deri në orën 12:00, ku do të drejtohen para Qeverisë. Ky kolektiv ka disa vite që për 8 Mars, proteston për të drejtat e grave./arbresh.info/







Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër