Serbia nuk do bëjë asnjë zgjidhje finale sa i përket çështjes së Republikës së Kosovës, pa përkrahjen e Rusisë dhe pa u konsultuar me shtetin rus, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.
Kështu shkruan sot e përditshmja serbe ‘Novosti’, e cila thotë se kjo marrëveshje ndërmjet presidentit Putin dhe Vuçiq, është konfirmuar edhe në takimin e diplomatëve të të dyja vendeve përkatëse të martën në Sochi
Sipas burimeve të gazetës serbe, muajt e ardhshëm do të jenë jashtëzakonisht vendimtar sa i përket çështjes së Kosovës, dhe Serbia e ka mbështetjen e plotë të Kremlinit për të vazhduar negociatat me Prishtinën.
Madje raportohet se edhe disa fuqi perëndimore kanë diskutuar me Rusinë sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës.
Vitin e kaluar, siç shkruan gazeta serbe, Vuçiq ka marrë dhe konfirmimin se Rusia është e gatshme që t’i bashkohet dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, nëse ka ndonjë tendencë që edhe SHBA-të të futen në negociata.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...