Analisti, Arben Ahmeti thotë se posedon informacione që marrëveshja përfundimtare do t’u prezantohet palëve shumë shpejt.
Ahmeti, në “Debat Plus” ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të vij në fillim të marsit më së largu.
Ai thotë se në pako të marrëveshjes është i përfshirë edhe asociacioni i komunave veriore por pa shkelur Kushtetutën dhe duke larguar termin “komuna serbe”.
“Do të këtë njohje de facto por jo de jure. Modeli i dy Gjermanive kthehet në skenë. Nuk do të ketë njohje eksplicite pasi Kosova nuk ka pranuar shkëmbime territoresh. Marrëveshja nëse është e nevojshme do të vjen edhe me e-mail”.
Ahmeti thotë se momentalisht kryeministri Kurti është i izoluar nga kjo marrëveshje ndërsa Presidenti është lojtar.
“Presidenti Thaçi është i involvuar dhe për këtë është edhe SHBA e përfshirë në proces”.
Ahmeti ka thënë se kjo marrëveshje që do të thuhet se është përfundimtare përsëri do të lë hapësirë për probleme tjera.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...