Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së djeshme.
Në reagimin e tyre thuhet se Shtetet e Bashkuara e përgëzojnë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për marrëveshjen që ata e cilësojnë si historike.
Nga DASH deklarojnë se kjo marrëveshje vendos një ton të ri pajtimi në ndjekjen e progresit për Ballkanin Perëndimor.
“Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen e tyre për negociatat e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë në drejtim të normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”.
“Ne gjithashtu përgëzojmë Kryeministrin Hoti për arritjen monumentale të normalizimit të lidhjeve dhe njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Izraelit si dhe Presidentin Vuqiç për angazhimet e Serbisë për të hapur një zyrë tregtare dhe për të zhvendosur Ambasadën e saj në Jerusalem. Këto hapa të guximshëm do të rrisin paqen midis partnerëve tanë në Evropë dhe Lindjen e Mesme”.
“Siguria, stabiliteti dhe prosperiteti në të gjithë Ballkanin Perëndimor mbeten qëllimet kryesore të Shteteve të Bashkuara. Me mbështetjen e presidentit Donald Trump, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq kanë bërë hapa të mëdhenj drejt këtij vizioni të përbashkët”, thuhet në reagim.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...