Produktet e prishura të mishit janë gjetur nga konsumatorët në një nga marketet më të mëdhaja në Kosovë, në ETC.
Një lexues i “Indeksonline” i ka dërguar redaksisë foto ku shihet mishi i bardhë i pulës i tymosur, ku brenda gjendet edhe një insekt që duket të jetë mizë.

Në foton tjetër shihet sallami i prishur, deri sa vërehet se na ambalazh nuk është shkruar as data e prodhimit, as e skadimit.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, pasi që mediat, përfshirë portalin “Indeksonline” vazhdimisht po raportojnë për prishjen e produkteve ushqimore nëpër marketet e mëdha në Kosovë, pa përjashtim. Deri sa, konsumatorët janë ata që shprehin pakënaqësitë e tyre në media për produktet e prishura, ose të skaduara.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...