Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka sqaruar se paraqitja e logove të komunave në platformën digjitale E-Komunat është çështje teknike dhe administrative, dhe nuk lidhet me ndryshime politike apo institucionale.
Reagimi i MAPL-së vjen pasi komunat veriore ndryshuan logot e tyre në të tilla me motive serbe, shkruan IndeksOnline.
Sipas MAPL-së, gjatë fazës së parë të funksionalizimit të platformës në vitin 2023, të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë paraqitur me logot zyrtare që kanë qenë në fuqi në atë kohë, përfshirë edhe komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Ministria bën të ditur se këto katër komuna kanë miratuar logo të reja gjatë vitit 2025, dhe për këtë arsye është duke u zhvilluar procesi i përditësimit të tyre në platformë, në koordinim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI).
“Për qëllim sqarimi, njoftojmë publikun se të gjitha logot zyrtare të komunave do të përditësohen dhe pasqyrohen në profilet përkatëse të secilës komunë, në përputhje me vendimet zyrtare dhe standardet institucionale” deklaron MAPL-ja.
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan
SHBA-të do të dërgojnë 3,000 ushtarë të tjerë në Lindjen e M...