Kreu i Misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet lokale, Lukas Mandl në një konferencë për media ka paraqitur gjetjet e tyre sa i përket zgjedhjeve lokale 2021.
Mandl bën të ditur se zgjedhjet dhe procesi zgjedhor është vlerësuar si i mirë, ose si shumë i mirë me 99.2 për qind, transmeton arbresh.info
“Vëzhguesit e BE vlerësuan votimin dhe numërimin në mënyrë pozitive, votimi u vlerësua si shumë i mirë ose i mirë në 99.2 për qind dhe numërimi u vlerësua si i mirë ose shumë i mirë”, tha Mandl.
Mirëpo ceki se në një të tretën e vendvotimeve të vëzhguara ka pasur disa vështirësi në përputhshmërinë e fletëvotimeve.
“Më lejoni të ju paraqes gjetjet tona. Ditën e zgjedhjeve vëzhguesit e BE-së vizituan 269 vendvotime në tërë Kosovën në të 21 komunat ku u mbajt raundi i dytë. Vëzhguesit e BE vlerësuan votimin dhe numërimin në mënyrë pozitive, votimi u vlerësua si shumë i mirë ose i mirë në 99.2 për qind dhe numërimi u vlerësua si i mirë ose shumë i mirë, edhe pse ka pasur ca vështirësi në përputhshmërinë e fletëvotimeve në një të tretën e vendvotimeve të vëzhguara”, tha Mandl./arbresh.info/
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen nga Venezuela ia dorëzon m...
Fillon zbatimi i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për ...
Real Madridi përgatitet për epokën e dytë të “Galaktikëve”, ...
Trump: Të gjitha opsionet janë në tavolinë për të ndalur mas...
Haradinaj viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: I pashë të mot...
Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej