Malishevë: Arrestohet i dehuri që shtiu me armë zjarri

13:35 | 5 Nëntor 2016
M. A.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë, i cili kishte shtënë me armë zjarri derisa ishte i dehur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti ne gjendje te dehur ka shtënë me arme zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armen-pistolete Ekol Tuna me një karikator te zbrazet. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale