Trepça është pasuri e sovranitetit të Kosovës dhe u takon të gjithë qytetarëve dhe shtetit ku është Trepça dhe asesi ndonjë bashkësie etnike apo komune. Në këtë drejtim malazestë e përkrahin miratimin e Ligjit për Trepçën në Kuvendin e Kosovës.
Kështu është shprehur kryetari i Unionit të malazezve të Kosovës Slobodan M.Vujicic
Në një prononcim publik për medie Vujicic ka shtuar se përpjekjet që Trepça të përvetësohet si pasuri vetëm e serbëve, është një përpjekje e radhës e manipulimit të Beogradit dhe marionetave të tyre në Kosovë, të përfaqësuar nga Lista serbe. Këta çdo ditë me veprimet dhe retorikën e tyre po e mashtrojnë popullin e ture. Prandaj serbët e Kosovës sa më parë duhet të zgjohen dhe të heqin dorë nga ata që po i qojnë drejt humnerës dhe humbjes së betejave të tyre dhe të ardhmes së tyre e e të familjeve të tyre.
Besojme se bashkësia serbe në Kosovë do të pranojë realitetin e ri dhe kështu së bashku me bashkësitë e tjera të ndërtojë shtetin në të cilin jetojnë dhe të krijojnë të ardhmen e tyre në shoqërinë kosovare thuhet në deklaraten për medie të Slobodan M.Vujicicit kryetar i Unionit të malazesve të Kosovës.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova