Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se dialogu për Kosovën tashmë ekziston dhe nuk duhet të rivendoset.
Sipas tij, tani është koha e duhur për të vazhduar dhe qeveritë e të dyja vendeve të angazhohen për zbatimin dhe konfirmimin e gjithçkaje që është rënë dakord deri më tani, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
“Ne do të ishim të lumtur dhe të gatshëm që të marrim pjesë dhe të kontribojmë në këtë.Dialogu tashmë ekziston dhe nuk duhet të rivendoset. Duke pasur parasysh që ky konflikt ekziston, ju nuk duhet të filloni nga e para dhe gjithçka që ishte objekt i negociatave në të kaluarën duhet të përdoret tani, në mënyrë që të arrihen rezultate tani,” tha ai.
Këto përgjigje Maas i dha pas pyetjes së gazetarëve gjatë një konferencë në Beograd, lidhur me deklaratën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, se “negociatat me Serbinë duhet të rivendosen”.
“Ky është momenti i duhur për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e rezultateve”, u shpreh ai.
Mas theksoi se ai tha gjatë vizitës së tij dje në Prishtinë se është e rëndësishme tani që ky dialog të mos zhvillohet për hir të dialogut, por për të arritur rezultate, dhe sipas tij të dy palët duhet të japin kontributin e tyre.
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...