Rreth 254 persona lëmoshë-kërkues të rritur janë identifikuar gjatë këtij viti nga Policia e Kosovës, të cilët janë riatdhesuar me forcë në shtetin e tyre të origjinës, në Shqipëri.
Shumë prej tyre emigrojnë bashkë me familjet e tyre për të kërkuar lëmoshë sidomos gjatë sezonës së verës dhe në prag të festave të fundvitit në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se lëmoshë-kërkuesit shtetas të Shqipërisë për të hyrë në Kosovë përdorin rrugë dhe kohë të ndryshme në pikë kalime kufitare të ndryshme.
Madje, nga Policia konfirmohet se ka pasur dhe lypës që janë ndaluar nga Policia e Kosovës, janë kthyer në Shqipëri, por sërish kanë hyrë në Kosovë.
Lëmoshëkërkuesit nga Shqipëria janë të moshave të ndryshme, sikurse të mitur dhe të rritur, ku të miturit, sipas Policisë, kryesisht shoqërohen nga familjarët e tyre, ndërsa të rriturit veprojnë edhe të vetëm…
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00