Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërqeli, ka konfirmuar se në seancën e nesërme konstituive të Kuvendit të Kosovës, partia e tij do të propozojë sërish emrin e deputetes Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit.
Kërqeli e bëri këtë të ditur në një prononcim për portalin Arbresh.info.
Kujtojmë se Haxhiu ka dështuar shtatë herë më parë të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhje si kryetare e Kuvendit.
Ndryshe, në seancën e kaluar pati përpjekje që të ndryshohet mënyra e votimit për Kryetarin e Kuvendit, ashtu që të ketë votim të fshehtë, me fletëvotime fizike.
Kjo u kundërshtua nga partitë tjera, që e konsideruan si vendim arbitrar dhe në kundërshtim me rregulloret e Kuvendit./Arbresh.info
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...