Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkangjitur sot aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.
Në mesazhin e tij, Haziri ka thënë se aksioni do të vazhdojë në Gjilan për dy ditë me radhë, veçanërisht në pastrimin e hapësirave publike.
“Ky aksion do të vazhdoj deri më 24 maj dhe i kushtohet veçanërisht pastërtisë së hapësirave publike. Aksioni do të vazhdoj në disa lagje dhe fshatra të komunës së Gjilanit, duke eliminuar disa deponi të egra. Jemi të mobilizuar si institucione që bashkërisht me mijëra aktivistë vullnetarë, të largojmë mbeturinat nga qyteti ynë dhe të jetojmë në një vend më të pastër dhe më të shëndetshëm”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Shikuese e “FermaVip”, Dafina Zeqiri mbështet këtë fermere
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella