Pas publikimit të Raportit për Kosovën 2016 nga Komisioni Evropian, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek viziton Kosovën më ç’rast sot iu është drejtuar mediave.
Duke folur edhe për zgjedhjet në SHBA, Lunaçek tha se zgjedhja e Donald Trumpit, nuk është lajmi më i mirë, ku shtoi se do të parapëlqente që Hillary Clinton të fitonte, sepse një president që ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, askush në BE nuk e do këtë synim. Ndaj, Lunaçak për këtë dhe arsye të tjera fton politikanët kosovarë që t’i realizojnë premtimet që i kanë dhënë dhe gjërat që i kanë nënshkruar.
“Zgjedhja e Donlad Trump do të thosha së paku për Kosovën e frikohen, se nuk është lajmi më i mirë. Do të ishte shumë më mirë dhe unë personalisht do të parapëlqeja që Hyllary Clinton të kishte fituar. Sepse, një president, i cili ndihet krenar për marrëdhëniet e mira me Putnin, askush nga ne në BE dhe Ballkan nuk e dom këtë synim. Prandaj, situata është serioze dhe për këtë unë fuqishëm kërkoj nga politikanët Kosovar që t’i realizojnë premtimet, të cilat i kanë dhënë apo për gjërat të cilat i kanë nënshkruar”, theksoi Lunaçek./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK