Lunaçek sot në Prishtinë

07:31 | 10 Nëntor 2016
Arbresh.info

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek sot do të qëndrojë në Kosovë.

Vizita e Lunaçek në Prishtinë vjen pas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian.

Lunaçek do të mbajë një konferencë për media në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale