Pas publikimit të Raportit për Kosovën 2016 nga Komisioni Evropian, Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek viziton Kosovën më ç’rast sot iu është drejtuar mediave, transmeton arbresh.info
Ajo ka thënë se çelësi për Liberalizimin e vizave e kanë politikanët kosovarë sepse sipas saj BE ka dhënë dritën e gjelbër pas përmbushjes së dy kritereve të cilat janë: përmirësimi i regjistrit të rasteve të dënuara për krim të organizuar dhe demarkacioni.
“Nxis Kuvendin që të kryejnë punët, qytetarët e meritojnë që të udhëtojnë për 3 muaj në BE por tash topi është në anën e politikanëve kosovarë dhe çelësi është në duart e tyre, qytetarët e meritojnë por çelësi është në duart e politikanëve dhe shpresoj se këtë do ta bëjnë sa më herët që të jetë e mundshme”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se nuk është 100% e garantuar liberalizimi i vizave edhe nëse kalon Demarkacioni me Malin e Zi.
“Nuk ka garanci 100% nëse ratifikohet demarkacioni do të ketë liberalizim të vizave por e garantuar është se nëse nuk kalon demarkacioni nuk do të ketë liberalizim të vizave”, tha mes tjerash ajo.
Lunaçek ka deklaruar gjithashtu se është e vërtetë se shtetet tjera të rajonit kanë marrë vite më parë liberalizimin e vizave por që sipas saj, rrethanat kanë ndryshuar.
“Ata që thonë se të gjitha shtetet e tjera të rajonit kanë pas liberalizimin e vizave para shumë viteve, është e vërtetë dhe ashtu si është e vërtete që bota rreth Kosovës dhe rrethanat kanë ndryshuar shumë nga viti 2010, psh kemi krizën e refugjatëve në Siri dhe kërkesat e tyre për në BE derisa kemi pasur edhe qytetarët e Kosovës që kanë kërkuar azil në shtetet e BE-së duke krijuar imazh se njerëzit dëshirojnë të largohen dhe nuk duan të qëndrojnë këtu”./Arbresh.info
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës
Kurti u takua me Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme ...
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë