Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke e uruar kryetarin e ri të këtij institucioni, Glauk Konjufcën.
Kryetari i LDK-së tha se partia e tij do të mbajë rol opozitar dhe do jetë kërkues, refuzues e kritik në secilin proces politik.
“Respektimi i këtij vullneti nuk duhet të shihet si akt i madh, është thjesht një veprim demokratik. Kryeministri duhet ti kujtojë vetës që nga nesër nuk është përfaqëuses partiak por kryeministër i Kosovës dhe si i tillë duhet të sillet me dinjitet. Duhet ti kujtojë vetës që cdo sjelle indiferente na shpie të gjithëve drejt një polarizimi shtetërorë.
Si shumicë, ju takon të bartni barrën e partive. Kurti, do ti keni muajt e mjaltit por zgjidhjet ju presin së pari. Kosovës i duhet stabilitet politik. Si opozitë do të kontribuojmë në këtë stabilitet, duke respektuar vullnetin qytetar. LDK me 15 deputetet e saj do mbajë rol opozitar, kërkues e kritik e refuzues në secilin proces politik. Do jemi zë mbrojtës”
Abdixhiku tha se LDK-ja do të mbajë rol opozitar, ndërsa tha se “do ta ushtrojmë me kredibilitet e dinjitet këtë detyrë”./Arbresh.info/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...