Lumezi e Gashi, bisedojnë për lirimin e pronave dhe objekteve të uzurpuara

15:51 | 10 Tetor 2016
M. A.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, me të cilin ka biseduar për çështjet e privatizimit dhe uzurpimeve të pronësisë ose pasurisë shoqërore.

Në fokus të takimit mes kryeprokurorit Lumezi dhe drejtorit Gashi, ka qenë lirimi i pronave dhe objekteve të uzurpuara dhe angazhimi për lirimin e tyre nga uzurpatorët.

“Po ashtu, kryeprokurori Lumezi, edhe një herë i ka njoftuar mysafirët se është i përkushtuar që të gjitha rastet që kanë të bëjnë me privatizimin dhe uzurpimin e pronësisë shoqërore do të trajtohen me prioritet”, thuhet në një njoftim nga Prokuroria e Shtetit.

Siç thuhet në komunikatë ky takim ka shërbyer edhe për identifikimin e rasteve për të cilat Prokurori i Shtetit do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e duhura ligjore, që janë në kompetencë të Prokurorisë.

Shpërndaje në rrjete sociale