Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në facebook ka shkruar se, në Kosovë ka vdekur politika, pasi racionalitetin dhe funksionin e saj për të gjeneruar te mira publike e mbyten “sunduesit” e partive politike.
Po ashtu mendon se të gjithë qytetaret e ndërgjegjshëm duhet ta ngrisin zërin për t’ia bere te qarte politikes se kështu nuk mund te vazhdohet, ku sipas tij është tejkaluar çdo kufi.
Ja postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Ne Kosove ka vdekur politika, pasi racionalitetin dhe funksionin e saj per te gjeneruar te mira publike e mbyten “sunduesit” e partive politike, me papergjesine e tyre qe prek kufinjte e shtet-rrenimit.
Kete me se miri e ilustron situata e tanishme.
Kosova tanime eshte ne rruge te berjes shtet disfunksional te stilit te Bosnjes, jo pse ka Republike Serbe brenda saj, por per shkak te politikaneve shqiptare.
Pas “vdekjes”, politika na eshte shnderruar ne show-biz dekadent dhe ne militantizem agresiv e te shfrenuar, derisa ne te njejten kohe eshte duke u rritur ndjenja e ankthit dhe e humbjes totale te shpreses ne popull.
Per kete arsye mendoj se te gjithe qytetaret e ndergjegjshem duhet ta ngrisin zerin per t’ia bere te qarte politikes se keshtu nuk mund te vazhdohet.
Mjaft me se eshte tejkaluar cdo kufi!/arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...