Mikrobiologu, Lul Raka, ka deklaruar se ndihet mirë me shëndet dhe se nuk ka simptoma të COVID-19, pavarësisht se sot është testuar pozitiv me këtë virus.
I intervistuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai bëri të ditur se me koronavirus është infektuar edhe bashkëshortja e tij, e cila siç tha, ka simptome të lehta, ndërsa fëmijët kanë rezultuar negativë.
“Burimi afërsisht po dihet. Ne kemi qenë informues për masat parandaluese që duhet të zbatohen, por këto duhet t’i zbatojnë të gjithë pa përjashtim. Edhe Kosova është si një familje e madhe dhe secila familje është një element qelize e shtetit të Kosovës, në të cilën secili anëtar i familjes duhet t’i respektojë masat”.
“Dikush shkon në vizita familjare e kafiteri dhe burimi është këtu”.
“Masat parandaluese i kam zbatuar dhe burimi duket se është familjar, prandaj apeloj tek të gjithë që masat t’i zbatojnë kudo sepse lëshimin më të vogël virusi nuk ta fal”.
“Në rreth70-80 përqind të rasteve burimi është në familje sepse më së shumti qëndron me anëtarët e shtëpisë, pra me dikë qe e ka sjellë ose prej shkollës ose prej dasmës, etj., pra mundësitë janë të shumta”, deklaroi Raka.
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës