Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar në rrjetin social një foto nga sheshi “Fehmi Lladrovci”, ku tashmë është vendosur shtatorja e heroit Ilaz Kodra.
Lladrovci me këtë rast ka ftuar qytetarët që nesër, më 30 Prill, të marrin pjesë në këtë përurim.
Ja shkrimi i plotë i Lladrovcit:
“Shtatorja e Heroit Ilaz Kodra, sapo u vendos në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas. Ftoj qytetarët, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, të marrin pjesë në manifestimin e përurimit të shtatores së heroit Ilaz Kodra, që mbahet në sheshin e qytetit në Drenas, nesër më 30 Prill 2019, në ora 12:00.
Po ashtu, do të bëjmë edhe përkujtimin e 58 dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Drenasit, Skenderajt dhe rrethinës që kanë renë në altarin e lirisë. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Lavdi jetës e veprës së heroit Ilaz Kodra! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...