Partia Demokratike e Kosovës doli me 74 për qind ose 19 mijë vota në Drenas.
Lidhur me këtë rezultat, ka folur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Për emisionin “Edicioni Special”, Lladrovci tha se kjo fitore e PDK-së në Drenas është për shkak të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
“19 mijë qytetarë votuan dje për Partinë Demokratike të Kosovës. Ky votim ka shkuar si rezultat i unifikimit të të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit, por si rezultat edhe i asaj që votuan për liderët tanë të luftës dhe paqes, për heronjtë tanë, për Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe Rexhepin”, tha ai.
Lladrovci shton se këtë fitore ua dedikon pikërisht atyre.
Mesazh i ri kundër Gjykatës Speciale: 5000 emblema të UÇK-së...
Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...