Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dorëzuar sot ankesat në Gjykatën Supreme në lidhje me moscertifikimin e listave të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.
KQZ-ja nuk certifikoi listat e VV-së dhe AAK-së, pasi sipas aktgjykimit të Kushtetueses, disa kandidatë kishin probleme me ligjin, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj, partitë, përfshirë edhe Nismën shtruan ankesa në PZAP, por edhe aty morën përgjigje të njëjtë dhe sot kanë shfrytëzuar instancën e fundit për apelim sa u përket zgjedhjeve – Gjykatën Supreme.
Mes pesë kandidatëve nga VV-ja që nuk plotësojë kushtet për certifikim, është edhe lideri Albin Kurti. Të tjerët janë: Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Deni-Murtezi.
E kandidatët e AAK-së që nuk plotësojnë kushtet ligjore për certifikim janë: Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.
Sot është afati i fundit për të bërë këtë.
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit