Lista Serbe ka reaguar sot, pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinajt për të shkarkuar ministrin serb Ivan Todosijeviq nga qeveria, duke thënë se ky është një “vazhdim i presionit të liderëve shqiptarë ndaj popullit serb dhe Listës Serbe”.
“Vendimi që për shkak ‘të vërtetës’ të shkarkohet Ivan Todosijeviq është ‘prova’ më e mirë se Prishtina nuk është e gatshme të përballet me të kaluarën, por edhe me vendosmërinë e Listës Serbe që gjithmonë të mbrojë interesat serbe në çdo vend”, thuhet në kumtesë.
Ndryshe, ministri i Administratës së Pushtetit Lokal në datën që kujtonte 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, ka bërë një deklaratë diskriminuese dhe të turpshme.
Ai nuk ka ngurruar t’i quajë shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quajti të trilluar.
Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq.
Sipas Haradinajt, është e pa tolerueshme gjuha e përdorur nga ministri serb për masakrën e Reçakut.
“Është e pa tolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot koleg i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviqit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askënd që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë”, ka thënë Haradinaj.
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...
MMPH nis procesin për heqjen e pengesave në lumenjtë e Kosov...
Galatasaray në epërsi pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit