Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 21 vjetorin e zhdukjes së tij.
Limaj ka thënë se Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë.
Limaj tutje ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Ishte 16 maji i vitit 1999, që në rrethana fatkeqësisht ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Sot, 21 vite më pas nga ajo ditë, ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.
Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.
Ukshin Hoti me veprat e tij ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre.
Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...