Ka përfunduar takimi mes presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të NISMA-së, Fatmir Limaj.
Pas takimit është deklaruar Limaj, ai tha se i kanë kërkuar presidentit të respektohet çdo nen i kushtetutës.
“ Sot i jam përgjigjur ftesës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, natyrisht takimi ishte në fokus të ngjarjeve pas mocionit të rrëzimit të qeverisë së Kosovës. Ne i treguam edhe Presidentit se cili është qëndrimi i Nismës ne si Nismë kërkuam të respektohet çdo nen i kushtetutës. Dhe kushtetuta në situata të tilla është e qartë. Në situatën që gjendet vendi kërkuam nga presidenti që pik për pik ta respektoj Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta ka qartësi të plotë për të bërë zgjidhje, ne e bëmë të ditur se presidenti duhet të shmang zgjedhjet e parakohshme”, tha Limaj./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...