Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se zgjedhjet lokale e kanë dëshmuar se NISMA është parti nacionale.
Ai ka falënderuar anëtarët dhe aktivistët e NISMA-s për mbështetjen.
Limaj tha se NISMA ka rritje si parti për 20 për qind në nivel nacional, shkruan arbresh.info.
“NISMA përfundimisht është parti nacionale dhe do të jetë në shumicën dërmuese të Kuvendeve komunale e përfaqësuar nëpër Asamble, gjithashtu NISMA është në mesin e dy partive politike që ka shënuar rritje në zgjedhjet lokale. Ky trend dhe kjo frymë do të jetë duke u fuqizuar. Ne kemi rritje si parti nga 20 për qind ndërkaq në nivel nacional karshi të tjerëve NISMA është duke shkuar drejt 6 për qindëshit të votës nacionale si votë politike”, ka thënë Limaj.
/arbresh.info/
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...