Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Lideri i Nismës thotë se ky është një lajm shumë i mirë për vendit dhe tani mundësohet që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.
“Institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me covid-19, të jetë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike!
Miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është një lajm shumë i mirë për vendin. Përgëzoj grupet parlamentare që konform përgjegjësive që kanë, sot i dhanë dritën jeshile miratimit këtij ligji të rëndësishëm, me qëllim që tu ofrojmë qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e domosdoshme në këtë kohë të vështirë pandemie.
Ky ligj mundëson që qytetarëve të Kosovës dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.
Institucionet e vendit e kanë për obligim që në këto ditë të vështira të ballafaqimit me covid-19, të jetë sa më afër qytetarit dhe në mbështetje të këndelljes së zhvillimit ekonomik.
Urime!
Presidentja Osmani me shpresë që rezultati i zgjedhjeve rezu...
U.D. i Ministrit të Drejtësisë, voton dhe fton qytetarët të ...
KQZ konfirmon për gjashtë komuna që kanë mungesë të energjis...
Ramiz Lladrovci voton me familjen: Besoj fort se këto zgjedh...
Glauk Konjufca ushtron të drejtën e votës
Mbi 160 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00