Limaj: I pamjaftueshëm lirimi me kusht për Haradinajt

14:39 | 12 Janar 2017
M. A.

Kryetarit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, nuk i ka pëlqyer aspak vendimi i sotëm për lirim me kusht të kreut të AAK-së, Rmaush Haradinaj.

I pari i Nismës ka thënë se lajmi për lirimin me kusht të Haradinajt është i pamjaftueshëm. Ish komandanti i UCK-së, e ka vlerësuar si zhagitje procedurale të panevojshme. Madje, ai thotë se kufizimi i lëvizjes se tij është plotësisht i padrejtë.

“Pres që organet e drejtësisë në Francë  të përshpejtojnë procedurat dhe sa më shpejt  t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale