Në prag të festave të 28 nëntorit, një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari Fatmir Limaj ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, për të nderuar të gjithë dëshmorët në festën më të madhe të kombit shqiptar, festën e Flamurit.
Kjo datë ngërthen në vete tri ngjarje shumë të rëndësishme; festën e Flamurit, ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljen për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo festë është moment i mirë për të sjellë në kujtesën tonë si shtet se çfarë dhimbje e vuajtje kemi kaluar ndër breza për të ardhur në këtë ditë. Andaj, më shumë se kurrë na duhet bashkim e unitet në shtetndërtim për të vërtetën historike e cila po na luhatet e kërcënohet nga ata që dje kanë kërcënuar qenien tonë, lirinë tonë dhe sot bëjnë përpjekje për të kërcënuar të vërtetën dhe historinë tonë./arbresh.info/

Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova