Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Sardi, me të cilin diskutoi për proceset zhvillimore ekonomike në Kosovë.
Ministri Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit të Italisë falënderoi Ambasadën Italiane për ndihmën e dhënë në proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova në veçanti në fushën e avancimit dhe ngritjes profesionale të Doganës në Kosovë.
Ai gjithashtu e njoftoi ambasadorin italian për procesin buxhetor, politikat fiskale, për bashkimin e ATK-së dhe Doganës në një agjenci të vetme si dhe për miratimin e Ligjit për investime strategjike në Kosovë. Ky Ligj duhet të shihet si një mundësi më e mirë për bizneset italiane për të investuar në Kosovë.
Ndërsa, ambasadori italian, Piero Sardi shprehi gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë italiane për të ndihmuar Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon e sidomos në fushën e investimeve nga Bizneset italiane ku Kosova shihet si vend i cili ofron kushte shumë të mira në të bërit biznes.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...