Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Kjo seancë është caktuar pas kërkesës së partisë opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Shefi i deputetëve i partisë më të madhe opozitare në vend, Avdullah Hoti, ka thënë për “Zërin” se qëllimi i seancës së jashtëzakonshme është që të vendosen vijat e kuqe në dialog me Serbinë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dje është shprehur optimist se Kosova është në rrugë të mbarë sa i përket arritjes së një dakordimi të gjerë mes spektrit politik lidhur me çështjen e dialogut.
Ai pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se duhet të punohet me qëllim që të krijohet një platformë nacionale për këtë çështje.
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen