Lëvizja Vetëvendosje dërgoi mbi 300 ton ndihma të qytetarëve në Shqipëri

19:00 | 1 Dhjetor 2019
A Z

Gjatë javës së kaluar, ditën e martë, Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm ku si pasoj i saj kanë janë shënuar  51 viktima dhe shumë të tjerë të lënduar.

Përveç viktimave, shumë objekte janë rrënuar.

Mirëpo mes kësaj fatkeqësie solidarizimi i popullit shqiptar nuk ka munguar.

Qytetarët e Komunave të Kosovës janë bërë bashkë për t’i ndihmuar në forma të ndryshme të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur me qytetarët vullnetarë ti mbledh mbi 300 ton ndihma të cilat i kanë dërguar drejt Shqipërisë.

Këtë e bëri të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në facebook :

Menjëherë pas tërmetit në Shqipëri jemi mobilizuar për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi. Qendrat tona gjithandej Kosovës kanë mbledhur nga qytetarët mbi 300 tonë ndihma të cilat i kemi nisur në tre konvoje. Dhimbjet i përballojmë bashkë!

https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/495663081051927/

Shpërndaje në rrjete sociale