Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që i ka marrë dhe po vazhdon t’i marrë kreu i kësaj partie, Albin Kurti nga udhëheqës shtetëror pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mes tyre është publikuar edhe letra që Kurti ka marrë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në letrën e dërguar, një ditë pas zgjedhjeve, më 15 shkurt, Edi Rama uron Kurtin për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Rama i uron Kurtit që lidershipi i tij të shënojë përparim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe gjithashtu në në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.
Kurti dhe Rama kishin shprehur mospajtime rreth çështjes së mini-shengenit ballkanik, çka kishte çuar edhe në ftohjen e marrëdhënieve mes dy liderëve.

Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...