Ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavëz dhe Kushtrim Kokallës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Të dyshuarit janë sjellë në sallë nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa të pranishëm në seancë janë edhe familjarët e Liridona Ademajt.
Pritet që në këtë seancë të dëshmoj edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.
Kujtojmë se në raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike në vlerësimin psikiatrikë ndaj Naim Murselit thuhet se në momentin e kryerjes së krimit, Murseli ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e tij dhe pasojat që ato shkaktojnë.
Në raport theksohet se: “Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”./Arbresh.info/
Trump optimist: Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë po ecin mi...
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...