Një punëtor i ndërtimtarisë është lënduar derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushë-Kosovë
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti për arbresh.info.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, saktësisht në një objekt në rrugën 28 nëntori, një person është lënduar derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se rasti po hetohet nga institucionet relevante.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke hetuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës”, ka thënë Ahmeti.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...