Lëndohet fëmija derisa po luante në këndin e lodrave në Prizren

12:31 | 7 Qershor 2021

Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore derisa po luante në këndin e lodrave të një restoranti në Prizren

Sipas policisë, fëmija është lënduar aksidentalisht dhe menjëherë është nisur drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin e regjistruar të dielën në orën 18 e 10 minuta.

LËNDIM I RËNDË AKSIDENTAL  

Prizren, 06.06.2021 – 18:10. Raportohet se në këndin e lodrave të një restoranti, është lënduar aksidentalisht fëmija, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara