Lekaj: Qeveri lakmitare, vetëm për t’i mbushur xhepat e vet

22:56 | 20 Nëntor 2016
Arbresh.info

Pas lajmit të dhënë nga kryeministri Isa Musfta, se Kosova radhitet e para në Evropë dhe rajon për rritje ekonomike, nuk ka munguar reagimi i opozitës. Pal Lekaj nga AAK, ka theksuar se kjo është qeveri lakmitare, vetëm për t’i mbushur xhepat e vet, por jo ata të qytetarëve.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një postimi në Facebook, këtë reagim e ka quajtur përgjigje entuziazmit të kryeministrit, i cili para pak orësh, më shumë shfaqi trishtim, se sa gëzim për të “arriturat” e Kosovës.

Postimi i plotë i Lekajt:

Qeveri lakmitare, vetëm për t’i mbushur xhepat e vet, por jo ata të qytetarëve.

Për t’iu përgjigjur entuziazmit të kryeministrit, i cili para pak orësh, më shumë shfaqi trishtim, se sa gëzim për të “arriturat” e Kosovës.

I trishtuar, sepse është mësë i sigurtë, se Kosova nuk qendron mirë siq e përshkruan kryeministri, e nuk është krejt lule, siq do të duhej të ishte, as në stadin e mundësive, s’po flas për atë qka deshirojmë të gjithë, ne dhe qytetarët.

Për të qenë më i kjartë, faktet nga organizatat e shumta e me renome, Kosovën e përshkruajn si një vend jo stabil,në kuptimin makroekonomik e politik, poashtu si një vend që është ende shumë i varur nga komuniteti ndërkombëtare dhe nga diaspora e vet, sa i përketë aspektit ekonomik të saj. Remitancat nga diaspora , të vendosura kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe vendet nordike, vlerësohet të përbëjnë rreth 20% të PBB-sëdhe të llogarive ndërkombëtare donacionet për rreth 15% të PBB-së.

Realiteti është ende më i ashpër dhe jo miqësor me Kosovën, kur e shohim se: Qytetarët e Kosovës janë më të varfërit në Evropë me një PBB për frymë (PPP) prej rreth 5,000 dollarë në vit,një papunësi prej rreth 40% dhe një normë papunësia e të rinjve afër 60%, në një vend ku mosha mesatare është 26, ku ekonomia informale është shumë evidente.Niveli i lartë i korrupsionit, zbatimi jo korrekt i kontratave dhe furnizimi me energji elektrike i paqëndrueshëm, e që kanë dekurajuar investitorët e mundshëm.

Kështu që, kryeminister, bonu isinqert, më mirë se sa cinik, e pranoje se: Kriza ekonomike në Kosovë po thellohet edhe më shumë, kjo për shkak të mungesës së zbatimit të një politike ekonomike të mirëfillt.

Pra, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga ju, nuk ka strategji, nuk ka vizon e as fuqi për zhvillimin e Kosovës.

Mose mashtro veten, se ne nuk mashtrohemi nga dy miliardëshi yt, fantom dhe nga300 mijë vendet e punës që kurr as ia filluat me përmbushë premtimin.

Shpërndaje në rrjete sociale