Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka miratuar vendimin i cili mundëson lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025, lajmin për RTK-në e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni qendror i zgjedhjeve, në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 63, 64 paragrafi dhe nenin 90 të Ligjit Nr.08/L-228, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe nenin 41 të Ligjit Nr.05/L -031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, përmes votimit në procedurë qarkulluese me datë 08.01.2025, nxjerr këtë: vendim: Për lejimin e votimit në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin KQZ-së
Aty gjithashtu thuhet se lejohet votimi në vendvotime të votuesve me dokumente të skaduara të identifikimit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 8 dhe 9 shkurt 2025.
“II. Obligohen Këshillat e vendvotimeve për zbatimin e këtij vendimi.
III. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në njoftim.

Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...