Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se nisja e turneut të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nëpër shkolla të ndryshme, gjoja për t’i vizituar nxënësit dhe mësimdhënësit, janë përpjekje e tij për t’i dalë në ndihmë fushatës së koalicionit të mesnatës, për krijimin e të cilit, një rol të rëndësishëm ka luajtur ai.
Sipas LDK-së, praktikat e mëhershme të trajtimit të padinjitetshëm të mësimdhënësve nëpër fushata zgjedhore, sikur rasti në balotazhin për kryetar të Komunës së Drenasit, të aplikuara nga Thaçi, kanë dëmtuar reputacionin e institucionit të Presidentit të Republikës, transmeton arbresh.info.
“Për të mos e degraduar tërësisht këtë institucion, i kërkojmë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të heqë dorë nga turneu i tij parazgjedhor nëpër shkollat e Kosovës. Këtë kërkesë e bëjmë për të evituar shkeljen kushtetuese, të cilën do të ishim të detyruar ta adresonim. Duke e parë humbjen e sigurt të koalicionit të mesnatës, Thaçi po përpiqet që të ndryshojë vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për të çkapur shtetin dhe institucionet. Kjo nuk është hera e parë që Thaçi ndërhynë tek institucionet e pavarura për t’i krijuar favore partisë së tij – PDK-së. Thaçi ka qenë pengesa kryesore gjatë procesit të çkapjes së Doganave të Kosovës, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e zgjedhjes së drejtorit. Qytetarët e Kosovës e dinë se pas çkapjes së Doganave dhe Administratës Tatimore nga Qeveria e drejtuar nga LDK, të hyrat në arkën e shtetit u shtuan 400 milionë euro”, thuhet në reagimin e LDK-së./Arbresh.info.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...