Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me rastin në Pejë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona, anëtarë të PDK-së.
Në reagimin e saj LDK ka ngushëlluar familjet, Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kreut të PDK-së.
“Me rastin e vrasjes së dyfishtë në Pejë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“Të gjithë jemi tronditur nga vrasja e dyfishtë që ndodhi sonte në Pejë. U shpreh ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj si dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për humbjen e dy zyrtarëve të saj.”, thuhet në reagim e LDK-së.
Në rastin në Pejë, kanë mbetur të vrara, kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Arianit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për Deçanin në vitin 2017./arbresh.info/
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...