Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të shkarkohet koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti.
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka thënë se gara e diturisë është skandali më i madh, shkruan arbresh.info.
Bunjaku ka shtuar se veç shpenzimeve koti, janë bërë diskriminime dhe ka pas teste më shumë gabime.
“Ky është skandali më i madh që ka mundur t’i ndodh nxënësve dhe fëmijëve tanë. Ajo garë është organizuar si është më së keqi nga organizatori apo koordinatori jo profesional, me dëme të pathyeshme për efektet negative të nxënësit. Janë shpenzuar mjete financiare krejt koti, është bërë organizimi nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nuk është bërë organizimi nga MASHT-i. Janë diskriminuar shkolla, nxënës, janë diskriminuar edhe minoritetet nëpër komuna. Janë shfaqur mijëra gabime teknike, janë shprehur mijëra ankesa në mënyrën e furnizimit me materiale, me vonesa. Kjo është bërë nga një i ashtuquajtur koordinatori nacional. Nuk do t’i kishte hije asnjë OJQ të bënte kësi gabime e jo më një koordinatori nacional”, ka thënë ajo.
Ndryshe ditë më parë arbresh.info ka raportuar se si gara e diturisë ka dështuar të mbahet në shumë shkolla të vendit. Ndërsa nxënësit e shkollave që kanë mbajtur këtë garë janë ballafaquar me gabime të shumta në teste./Arbresh.info/
Lexo edhe: Dështon “Gara e Diturisë”, testet e 110 ekspertëve me plotë gabime
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë