LDK-ja dështon të mbledhë deputetët në orën 10:00

10:11 | 12 Tetor 2020
M. A.

Kuvendi shkon në pauzë ende pa filluar seanca.

Kuvendi i Kosovës qysh në orën 10:00 kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme për të votuar në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se në mungesë të Kuorumit, Kuvendi shkon në pauze 30 minuta, shkruan arbresh.info.

Në sallë janë vetëm 40 deputetë.

As për të shtatën herë, LDK nuk po arrin t’i siguroj votat për të kaluar në parim këtë projektligj.

Madje në sall nuk ishin as vetë deputetët e kësaj partie.

Të gatshëm për të votuar projektligjin duket se ishin deputetët e AAK-së të cilët në grup kishin shkuar në sallë.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale