Shefi i Grupit Parlamentar të LDK- së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Vjosa Osmani , Lumir Abdixhiku,Doruntinë Maloku, Driton Selmanaj, Ilir Deda dhe Korab Sejdiu kanë pritur në takim Shefen e Zyrës së BE – së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Në takim u diskutua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për zhvillimet e fundit lidhur me Marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, me ç ‘rast Hoti shprehu kundërshtimin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike lidhur me heqjen e kësaj pike nga rendi i ditës për seancën e radhës.
Apostolova, në vazhdim të takimit, informoi Hotin dhe deputetët se zyra e BE–së për Kosovën, nesër, do ta bëj publike Strategjinë e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe i njoftoi ata për prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme, si dhe ofroi mbështetje për deputetët për zbatimin e reformave të cilat burojnë nga MSA –ja dhe mekanzimat përkatës të saj.
Gjatë këtij takimi, Hoti falënderoi Apostolovan për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për përpjekjen e BE-së për ta ndihmuar vendin në procesin e integrimit evropian dhe njëkohësisht bëri të qartë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.

Imri Demelezi emërohet zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltar...
PSG merr lajme pozitive për Dembelen, shmanget dëmtimi serio...
Arrestohen katër persona për mashtrim me shitje prone në vle...
Buxheti i Komunës së Prishtinës do të përfshihet në projekt-...
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...